9.4 C
New York
Thursday, December 18, 2025

Buy now

“Afera Whatsapp”, LDK: VV-ja po zhvishet nga mashtrimi i “duarve të pastra”

- Advertisement -

Sot, në një konferencë për media, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, dhe anëtari i Kryesisë, Berat Rukiqi, denoncuan një nga skandalet më të rënda të kësaj qeverie afera “Whatsaap”, aferën që sipas tyre, po zhvesh përfundimisht Vetëvendosjen nga mashtrimi i “duarve të pastra”.

LDK ngriti alarmin se shteti i Kosovës po qeveriset nga grupe private në WhatsApp, ku punësimet, bordet dhe vendimet publike ndahen mes militantëve partiakë, ndërsa rinia e ndershme dhe profesionistët e kualifikuar përjashtohen.

Sipas Mustafës, shefi politik i kësaj strukture dhe përgjegjësi kryesor për këtë skemë është kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nën dijeninë dhe mbikëqyrjen e të cilit ka funksionuar kjo formë e kapjes së shtetit.

Ndërsa për Dejona Mihaili, LDK deklaroi se ka vepruar si kapo operative e një strukture parapolitike, pa asnjë funksion zyrtar e shtetëror.

“Mesazhi i VV-së për rininë është brutal: nëse nuk je militant, nuk ke shans”, u tha në konferencë, duke theksuar se kjo qeveri ka shndërruar institucionet në degë partie dhe shtetin në pronë private.

Rukiqi theksoi se afera WhatsApp është kapje e hapur e shtetit, me ndërmarrje publike nën kontroll partiak, borde të dirigjuara, ushtrues detyre për interesa politike dhe pasoja të rënda për qytetarët – nga faturat e energjisë deri te humbja e besimit në shtet.

LDK po ashtu kërkon hetim të menjëhershëm, transparencë të plotë dhe çlirimin e shtetit nga qeverisja e WhatsApp-it.

“Kosova meriton shtet ligjor, meritë dhe shpresë, jo pazare, militantë dhe errësirë.  Shpresën do të ia rikthejmë vendit me 28 dhjetor!”.

Të ngjashme

Të fundit