-11.1 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

“Afera gruri”, Mustafa: Kush vjedh bukë është fundrrinë

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar pas publikimit të përgjimeve lidhur me blerjen e grurit nga Ministrinë e Tregtisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Mustafa tha se kush vjedh shtetin është superkriminel ndërsa kush vjedh bukën është fundrrinë.

“Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur në grurë, vaj e sheqer të rezervave shtetërore nga vet shteti. Duke u thirrë në “sekret shtetëror” i kanë vjedhë rezervat e shtetit natën tinëzisht e i kanë trashë xhepat e vet. Kush vjedh është kriminel. Kush vjedh shtetin është superkriminel. Kush vjedh bukë është fundrrinë”, ka shkruar Mustafa.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit