Ish-zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Selatin Retkoceri sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka folur për afatin e fundit për mandatar.
Ai tha se Albin Kurti do të provojë t’i harxhojë ditët që i takojnë, përcjell Klankosova.tv.
“Nesër do të provojë Kurti që të marrë, harxhojë edhe 10 apo 15 ditë sa i takojnë. Ai do të provojë një qeveri të VV-së dhe vetëm nëse e gjen forcën që nëpërmjet Glauk Konjufcës që ka njëfarë lloj tolerance dhe është një njeri pak më i pranueshëm për opozitën, të tentojë të marrë vota njëjtë sikurse mori vota për kryetar të Kuvendit”, u shpreh ai.






