Afaristi Shahin Dervishaj ka ardhur nga Gjermania për ta ngushëlluar familjen Thaçi për vdekjen e bacës Haxhi Thaçit.
Ai ka theksuar se në këto momente, lutjet janë me presidentin Thaçi dhe familjen e tij.
“Me respekt të thellë, kam ardhur nga Gjermania për t’i shprehur ngushëllimet e mia familjes Thaçi për humbjen e madhe të Haxhi Thaçit. Në këto momente, lutjet dhe mendimet tona janë me Presidentin Thaçi dhe familjen e tij. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Dervishaj në Facebook.