Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Kompania “ Limak Kosovo International Airport” J.S.C.SH.A. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, organizojnë:
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për aneks objektin me etazhitet P+0 – Aeroporti “ Adem Jashari” Lipjan
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 03.10.2022 në ora 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ,,Adem Jashari” ndërtesa e Terminalit, zyret e administratës , salla e takimeve nr.4 do të organizohet debat publik nga Kompania “ Limak Kosovo International Airport” SH.A. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për aneks objektin me etazhitet P+0 – Aeroporti “ Adem Jashari” Lipjan.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://zoom.us/j/2484746197?pwd=WEtHK0llaWZmTWtmTnhPUlVqRmlGUT09
Meeting ID: 248 474 6197 Passcode: 1
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për kompaninë “ Limak Kosovo International Airport” J.S.C.SH.A. Prishtinë për aneks objektin me etazhitet P+0 – Aeroporti “ Adem Jashari” Lipjan
https:// mmphi.rks-gov.net/dokumentet_dhe_publikimet/279/publikimet
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit