-14 C
New York
Sunday, February 8, 2026

Buy now

Aeroporti i Tiranës kryeson rajonin me 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025, Rama: “Të parët”

- Advertisement -

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shkruar tjetër rekord gjatë vitit 2025, duke u renditur i pari në rajon për nga numri i pasagjerëve të përpunuar.

Sipas numërave që i ka dhënë Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI Europe), TIA ka përpunuar gjithsej 11.6 milionë pasagjerë, ose 8.7 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024.

Të dhënat janë shpërndarë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës – TIA, përpunoi 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025, duke shënuar një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin 2024 dhe duke u renditur i pari në rajon”.

Sipas Ramës, gjatë vitit të kaluar janë shtuar edhe 15 destinacione të reja ajrore, si dhe 7 linja ajrore partnere.

“Gjatë vitit 2025 u shtuan 15 destinacione të reja dhe 7 linja ajrore partnere”, ka shkruar ai.

Raporti i ACI Europe përfshin të dhënat vjetore për tremujorin e katërt, gjysmën e dytë dhe të gjithë vitin 2025, duke e pozicionuar TIA-n përpara aeroporteve të tjera kryesore të rajonit.

Të ngjashme

Të fundit