Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, në bashkëpunim me Global Engineer Girls Kosovo (GEG), ka nisur një iniciativë për të mbështetur vajzat që studiojnë inxhinieri. Ky projekt ofron bursa, mentorim dhe mundësi karriere, duke i ndihmuar ato në rrugëtimin e tyre për t’u bërë inxhinere të suksesshme
Organizata ofron bursa, mundësi rrjetëzimi, kurse për zhvillim personal dhe profesional, si dhe mundësi për të marrë mentorim nga profesionistë të fushës
GEG është një organizatë që operon në pesë universitete publike në Kosovë. Ajo është themeluar në vitin 2022, në partneritet me Limak Kosova.
Vendet pjesëmarrëse në këtë iniciativë përfshijnë Kosovën, Turqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Arabinë Saudite.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës së fundmi ka nënshkruar edhe dy memorandume mirëkuptimi me Kosova CSR Network dhe organizatën OPEA përmes së cilave ofron mundësi mentorimi për studentët e GEG Kosova.