1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Aeroporti “Adem Jashari” ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët që i kanë humbur valixhet

- Advertisement -

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre, të lajmërohen deri më 18 shkurt 2025 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së valixheve të tyre.

Siç thuhet në njoftim, këto valixhe do të jepen si donacion.

“Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 18 Shkurt 2025, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojne veprimtaritë e tyre në Kosovë”.

“Për cdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyren e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit +383 38 501 502 1270/1271 apo përmes e-mailit në: [email protected]” – thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari” transmeton

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit