22.4 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Aeroplanit i bie një pjesë gjatë fluturimit në ShBA, bën ulje emergjente (Video)

- Advertisement -

Një aeroplan pasagjerësh mbeti pa një pjesë gjatë fluturimit, duke i detyruar pilotët që të bënin ulje emergjente në Oregon të ShBA-së të premten.

Aeroplani “Boeing 737 Max 9” i kompanisë “Alaska Airlines” u kthye në Portland 35 minuta pas nisjes së fluturimit drejt Kalifornisë, pasi një pjesë e tij, përfshirë një dritare, ranë, raporton televizioni BBC.

Kompania tha se 177 pasagjerë e anëtarë ekuipazhi ndodheshin në aeroplanin që aterroi në mënyrë të sigurt, duke shtuar se do të heqë nga shërbimi përkohësisht të gjithë 65 aeroplanët e këtij tipi për të kryer inspektime.

Prodhuesi “Boeing” tha se ishte i vetëdijshëm për incidentin dhe se “po punonte për të grumbulluar më shumë të dhëna”.

Përmes një deklarate, shefi ekzekutiv i kompanisë “Alaska Airlines”, Ben Minicucci, tha: “Secili aeroplan do të kthehet në shërbim vetëm pas përfundimit të plotë të inspektimeve të mirëmbajtjes dhe sigurisë.”

Të ngjashme

Të fundit