Një aeroplan u ngrit në orën 17:00 nga pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës me destinacion Mynihun e Gjermanisë.
Mirëpo, ndonëse fluturimi parashihej të zgjaste rreth 3 orë për të arritur në destinacion, ai ka zgjatur mjaft pak, shkruan lajmi.net.
Disa media në Kosovë raportuan se dyshohet që aeroplani pati disa probleme teknike, andaj edhe u detyrua të kthehet. Sërisht sipas aplikacioneve online të radarëve, aeroplani tani ka zbritur në Prishtinë dhe udhëtarët kanë zbritur.
Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar lidhur me rastin, për të kuptuar më në detaje se çfarë mund të ketë ndodhur.