4.2 C
New York
Monday, December 29, 2025

Buy now

AEK-u “fluturon” me Strakoshën

- Advertisement -

AEK-u i Athinës po kalon një sezon pozitiv, me paraqitje të qëndrueshme në të gjitha kompeticionet.

Një nga pikat kyçe të skuadrës është portieri Thomas Strakosha, i cili ka garantuar siguri në repartin defensiv.

Pas vështirësive të sezonit të kaluar, ai është rikthyer në formë dhe ka treguar përqendrim të lartë që nga fillimi i këtij edicioni.

Strakosha është zgjedhja e parë e trajnerit Nikolic në kampionat dhe në ndeshjet evropiane.

Deri tani ka zhvilluar 27 ndeshje zyrtare, me 22 gola të pësuar dhe 13 takime pa pësuar gol.

Ai ka qenë vendimtar në disa fitore me pritje në momente të rëndësishme.

Ndeshja ndaj Anderlechtit në Bruksel spikat si një nga paraqitjet e tij më të mira.

Të ngjashme

Të fundit