Modelja nga Shqipëria, Adrola Dushi, po vazhdon të shkëlqejë në tregun ndërkombëtar.
Ajo së fundmi u bë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme në modë, duke shënuar kështu një tjetër arritje në karrierë.
Bukuroshja e famshme ndau një video në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet në prani të reperit të njohur amerikan, ASAP Rocky, gjatë prezantimit të koleksionit të tij të ri në bashkëpunim me markën ‘Puma’.