1.8 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Adrit Krasniqi zgjedhet shef i asamblistëve të PDK-së në Kuvendin e Prizrenit

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, pas mbledhjes së grupit të kuvendarëve sot, ka zgjedhur për shef të Grupit të Kuvendarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Adrit Krasniqin.

Propozimi është përkrahur unanimisht nga gjithë kuvendarët e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren.

Adrit Krasniqi është zgjedhur kuvendar për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021 dhe ka qenë njëri ndër më të votuarit nga radhët e PDK-së.

Ai poashtu është kryetar i Rinisë Demokratike dhe anëtar i kryesisë së degës së PDK-së në Prizren.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit