10.7 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Adriana Matoshi ironizon Dagz, pasi tha se Arjola nuk ka bërë asgjë në “Big Brother VIP”

- Advertisement -

Arjola është një nga banoret që i është bashkuar “Big Brother VIP” që në ditën e parë dhe shihet si një finaliste dhe pretendente për të fituar çmimin e madh nga shumë njerëz jashtë shtëpisë. Por, jo nga Dagz.

Ky i fundit në një diskutim me Einxhel së fundmi u shpreh se ajo nuk ka bërë asgjë, dhe nuk ka qenë e përfshirë në asnjë debat përveç atij me Donaldin.

“Arjola këtu brenda nuk ka bërë asgjë, prej se kam hyrë kurrë në jetë një debat se ka bërë me askënd përveç atij me Donaldin”, tha ai.

Kjo deklaratë ka sjellë një reagim nga mikesha e ngushtë e Arjolës, aktorja Adriana Matoshi. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje përmes një statusi në Instastory ka ironizuar Dagz duke shkruar se pas daljes nga “Big Brother VIP”, do ta angazhojnë si teoricient për shqiptarinë.

“Edhe pse ditë e diel sapo dola nga mbledhja e grupit dhe vendosem që pas daljes së Dagzit nga shtëpia e Big Brother menjëherë ta angazhojmë si teoricient për shqiptarinë”, shkruan ajo.

Vlen të theksohet se Dagz dhe Arjola kanë treguar se janë miq të mirë jashtë shtëpisë dhe shpesh e kanë mbështetur njëri-tjetrin. Mbetet për tu parë se si do e presë Arjola deklaratën e tij

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit