2.6 C
New York
Friday, January 3, 2025

Buy now

Adri Nurellari mbështet Betim Gjoshin në garën për deputet: Patriot i palëkundur

- Advertisement -

Drejtori i Institutit për Studime dhe Analiza në PDK, Adri Nurellari, ka dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Betim Gjoshit për deputet.

Ai në Facebook, ka shkruar se Gjoshi është “patriot i palëkundur dhe gatshëm të përballet me sfidat më të vështira që do i japë vlerë të shtuar e përfaqësim dinjitoz PDK-së në kuvend”.

Postimi i plotë:

Vota është e fshehtë kur dëshiron ta mbash të tillë, por për mua s’ka asnjë dilemë – një nga 10 votat e mia në 9 shkurt do të jetë pa dyshim për numrin 50-të, Betim Gjoshin.

Nëse politika do të trajtohej si futboll, Betim Gjoshi do të konsiderohej portieri – gjithmonë në vijën e frontit, duke mbrojtur ekipin edhe kur shënojnë të tjerët! Pa shumë protagonizëm por i doemosdoshëm.

Në kohë të vështira, qoftë gjatë pandemisë apo pas humbjeve elektorale që testuan durimin dhe besimin tonë, Betimi ka qenë gjithmonë aty në parti, stoik e i palodhur. Një patriot i palëkundur, i gatshëm të përballet me sfidat më të vështira që do i japë vlerë të shtuar e përfaqësim dinjitoz PDK-së në kuvend.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit