Rozë

Adri dhe Ilirjana falëderues ndaj publikut që ua dhanë besimin t’u këndojnë në dasma

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2024

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 2, Adri dhe Ilirjana, i kanë falënderuar adhuruesit e tyre për besimin që u dhanë që të këndojnë në dasmat e tyre.

Në një story në Instagram, çifti u shprehën më se të lumtur që morën këtë mbështetje të madhe, sipas tyre, për këtë verë.

“Mirënjohës pafundësisht edhe për dashurinë e mikpritjen e çdo të pranishmi në ditët e shënuara të çifteve që na zgjodhën. Dashuri shumë të madhe për të gjithë mbështetësit prej ditës që na njohën na respektuan na vlerësuan për ata që jemi”, thuhet në story.