Një adoleshente britanike pretendon se është përdhunuar në Majorca nga dy burra, për të cilët thotë se bëhet fjalë për një aktor dhe një muzikant i famshëm vietnamez. 17-vjeçarja tha se sulmi seksual ndodhi në një hotel fundjavën e kaluar pasi ajo takoi artistët në një restorant aty pranë dhe filloi të shoqërohej me ta.
Tezja e vajzës mësohet se ka lajmëruar policinë pasi është kontaktuar nga 17-vjeçarja. Gazeta Ultima Hora raportoi se adoleshentja u tha policëve se burrat, të moshës 37 dhe 42 vjeç, i kishin bërë dush pas përdhunimit për të eliminuar provat që mund t’i inkriminonin.
Gazeta i përshkroi përdhunuesit e dyshuar si “një aktor dhe muzikant me një karrierë të gjatë profesionale në vendin e Azisë juglindore”. Ata u arrestuan në hotelin e paidentifikuar në Andratx në orët e para të mëngjesit të së shtunës, dhe tani janë liruar me kusht, shkruan Daily Mail.
Por, atyre u është ndaluar të largohen nga Spanja në pritje të një hetimi penal në vazhdim.