-1.6 C
New York
Sunday, December 28, 2025

Buy now

Adnan Sogojeva në përmbyllje të fushatës: PDK dhe Bedri Hamza i duhen Kosovës

- Advertisement -

Në përmbyllje të fushatës zgjedhore, kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adnan Sogojeva, ka shprehur mirënjohje të thellë për familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe qytetarët që e mbështetën gjatë gjithë fushatës.

Sogojeva ka theksuar se ishte nder dhe privilegj të jetë pjesë e listës së PDK-së dhe e një fushate dinjitoze, të zhvilluar me korrektësi, përgjegjësi dhe vizion për të ardhmen e Kosovës, duke e cilësuar PDK-në si forcë politike që i ka dhënë drejtim historik shtetit të Kosovës.
Ai ka shprehur bindjen se PDK do të dalë fituese e zgjedhjeve, duke vlerësuar se Kosovës i nevojitet udhëheqja e PDK-së dhe Bedri Hamzës për zhvillim ekonomik dhe prosperitet.
Po ashtu, Sogojeva ka bërë të ditur synimin e tij për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, duke u zotuar se do të marrë përgjegjësi të shtuara për t’i shërbyer vendit me ndershmëri dhe përkushtim, në frymën e vlerave të trashëguara nga babai i tij, Komandant Abedin Sogojeva (Dini).
Në fund, ai u shpreh se do të mbetet gjithmonë faqebardhë para qytetarëve, duke përsëritur thirrjen për bashkim dhe ecje përpara.

 

Postimi i plotë:

Në përmbyllje të fushatës zgjedhore, shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe çdo qytetari që më mbështeti dhe më qëndroi pranë gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Ishte nder dhe privilegj të jem pjesë e listës së përzgjedhur nga PDK dhe e një fushate dinjitoze, të zhvilluar me korrektësi, përgjegjësi dhe vizion të qartë për të ardhmen e vendit. Sepse, ne jemi PDK – partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, forca politike që i ka dhënë drejtim historik shtetit të Kosovës.

Nga nesër hapet një kapitull i ri. Besoj fuqishëm se PDK do të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve, sepse PDK dhe Bedri Hamza i duhen Kosovës për t’i dhënë orientim të qartë prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik të shtetit tonë.

Unë, Adnan (Abedin) Sogojeva, synoj të jem deputet i Kuvendit të Kosovës dhe të marr mbi vete përgjegjësi të shtuara për t’i shërbyer vendit me ndershmëri dhe përkushtim, për të çuar përpara amanetin për shërbimin e ndershëm dhe të mirëfilltë ndaj vendit, në frymën e vlerave me të cilat jam rritur nga babai im, Komandant Abedin Sogojeva (Dini).

Faqebardhë përherë para jush.

Bashkë. Përpara.

#PDK130
#BedriHamza1✅
#AdnanSogojeva95✅

Të ngjashme

Të fundit