-1.4 C
New York
Wednesday, December 17, 2025

Buy now

Adnan Sogojeva hap fushatën zgjedhore pranë familjes së dëshmorit Ferid Curri: “Kosova është amanet”

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adnan Sogojeva, ka zgjedhur që hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore ta nisë pranë familjes së dëshmorit Ferid Curri, duke e cilësuar këtë moment si një kthim te rrënjët e sakrificës dhe përgjegjësisë kombëtare.

Sogojeva ka vizituar prindërit e dëshmorit, babanë Esat dhe nënën Halime, për të cilët u shpreh me respekt të thellë, duke theksuar se ata nuk janë vetëm prindërit e Ferid Currit, por prindër të të gjithë atyre që e duan Kosovën.

“Në sytë e tyre ka dhimbje, por mbi të gjitha ka forcë dhe dashuri që të frymëzon. Në praninë e tyre e kupton se Kosova nuk është vetëm vend, por amanet, se liria nuk është vetëm fjalë, por gjak”, ka deklaruar Sogojeva.

Ai ka shtuar se ata që kanë humbur shokë dhe vëllezër dëshmorë mbajnë mbi vete një përgjegjësi të madhe morale, e cila nuk matet me poste apo tituj, por me veprime të drejta dhe të ndershme.

“Çdo hap duhet të jetë i pastër, çdo vendim i drejtë dhe çdo veprim në nder të dëshmorëve. Kosova është amaneti i Feridit dhe i të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë”, ka theksuar ai.

Në fund, Sogojeva ka bërë të ditur se këtë rrugëtim politik e nis i përulur para sakrificës, i vendosur në mision dhe me bindjen se e ardhmja e Kosovës ndërtohet me punë, nder dhe besim.

Fushata e tij zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, si pjesë e listës së PDK-së, në mbështetje të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.

Postimi i plotë:

Hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore nuk mund ta nis më ndryshe se me këtë foto.

Sepse në këtë moment kaq të rëndësishëm për mua, kjo rrugë nuk mund të fillojë pa u kthyer aty ku zemra ime gjen kuptim, te familja e dëshmorit, te heroi im, Ferid Curri.

Para babës Esat dhe nënës Halime këtyre prindërve që kanë sakrifikuar më shumë se çdokush, unë qëndroj me shpirt të përulur. Ata nuk janë vetëm prindërit e Feridit, ata janë prindër të të gjithëve neve që e duam Kosovën. Në sytë e tyre ka dhimbje, por mbi të gjitha ka një forcë hyjnore, një dashuri që të rrit, që të frymëzon, që të tregon se sakrifica për atdheun është e shenjtë.

Në praninë e tyre, njeriu e kupton se Kosova nuk është vetëm vend, por amanet. E kupton se liria nuk është vetëm fjalë, por gjak. Dhe e kupton se rruga përpara nuk është vetëm ambicie, por përgjegjësi ndaj atyre që nuk janë më me ne.

Ne, të gjallët që kemi pasur shokë e vëllezër dëshmorë, mbajmë mbi vete një barrë që nuk mund të matet me poste, me tituj apo me fushata.

Çdo hap i yni duhet të jetë i pastër.
Çdo vendimmarrje duhet të jetë e drejtë.
Çdo veprim duhet të jetë në nder të tyre.

Sepse Kosova është amanet.
Amaneti i Feridit.
Amaneti i të gjithë dëshmorëve.
Amaneti që na detyron ta bëjmë vendin tonë më të mirë, më të drejtë dhe më të denjë për gjeneratat që vijnë.

Me këtë ndjenjë, me këtë përgjegjësi dhe me këtë dashuri për Kosovën, unë e nis këtë rrugëtim.
I përulur para sakrificës, i vendosur në mision dhe i bindur se e ardhmja e vendit ndërtohet me punë, me nder dhe me besim.

Bashkë. Përpara.

#PDK130
#BedriHamza1✅
#AdnanSogojeva95✅

Të ngjashme

Të fundit