Maliqi thotë e ky është zyrtarizmi i ndryshimit të kursit të administratës amerikane, dhe sipas tij, kjo frymë do të reflektohet edhe në Ballkan.

Sipas tij, prezenca e KFOR-ti amerikan në Kosovë është në rrezik serioz.

“Ky deklarim publik është zyrtarizim i ndryshimit të kursit nga administrata e re amerikane në politikën ndaj Ukrainës dhe është në përputhje me frymën e tërheqjes së SHBA si “subvencionuese” e sigurisë evropiane dhe zotimit të saj për mbrojtjen e kufijve sipas rendit ndërkombëtar. Kjo frymë realiste shumë shpejt do të reflektohet edhe në politikën e SHBA në Ballkan ku – po e përsëris – është në rrezik serioz prezenca e KFOR-it amerikan”, ka thënë Maliqi.

Në fund, Maliqi ka thënë se lobi serb në SHBA është forcuar dhe se Kosova ndonëse ka miq, me qasjen e saj s’po afron arguemnte që ata ta mbëshesin.

“”Problemi i Kosovës është se me qasjen e vet ajo nuk po ju jep argumente miqve të vet për mbështetje. Nga përbërja e re e qeverisë së re të Kosovës dhe nga kursi i saj politik do të varet shumë nëse Kosova do të jetë palë në tavolinë të diskutimeve në Uashington apo do të jetë subjekt diskutimi i asaj tavoline. E njëjta gjë vlen edhe për në vendet e BE, ku kapitali politik i Kosovës është më i vogël. Pesha e këtyre zgjedhjeve dhe e kësaj qeverie që do të krijohet është historike për sigurinë kombëtare.”, ka thënë Maliqi.