Filloreta Raçi – Fifi dhe Adis Patusha po e shijojnë lidhjen e tyre romantike që e konfirmuan para disa javësh.
Çifti ka disa ditë që gjenden në qytetin e bukur të New Yorkut, ku ka përformuar artistja dhe Adisi ka qenë krahë saj çdo moment.
Kujtojmë se ditën e djeshme Fifi e festoi ditëlindjen e saj të 28 – të dhe u surprizua me një veprim të veçantë gjatë natës nga partneri i saj.
Në një video të postuar nga Fifi në InstaStory i vjen një urim në lokalin ku gjendeshin ku shërbyesit mbanin një shkrim ku thuhej, “Urime ditëlindja Fifi”.
Lumturia shihej në fytyrën e artistes ku shihej edhe Adisi i lumtur krahë saj.