3.7 C
New York
Tuesday, January 13, 2026

Buy now

Adhurim Krasniqi kërkon shkarkimin e konsullit Gëzim Gashi: Akt i turpshëm dhe armiqësor ndaj shtetit të Kosovës

- Advertisement -

Nënkryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) në Zvicër, Adhurim Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj veprimit të konsullit të Kosovës në Frankfurt, Gëzim Gashi, i cili ka “pëlqyer” një shkrim ku ish-presidenti Hashim Thaçi akuzohet për “vrasje”.

Sipas Krasniqit, ky veprim përbën një akt të turpshëm, të papërgjegjshëm dhe thellësisht armiqësor ndaj shtetit të Kosovës. Ai thekson se nuk bëhet fjalë për lapsus apo mendim personal, por për një pozicionim të vetëdijshëm politik nga një diplomat që paguhet nga taksat e qytetarëve për të përfaqësuar Republikën e Kosovës jashtë vendit.
“Një diplomat që legjitimon publikisht akuza monstruoze dhe narrativa linçuese ndaj Hashim Thaçit, shpallësit të pavarësisë dhe njërit prej shtetformuesve kryesorë të Republikës së Kosovës, nuk ka asnjë legjitimitet moral të mbajë çfarëdo funksioni shtetëror”, thuhet në reagim.
Krasniqi vlerëson se ironia dhe hipokrizia janë të plota, pasi Gashi, sipas tij, gëzon pagë dhe privilegje shtetërore nga po ai shtet që u ndërtua mbi themelet e vendosura nga Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij, ndërsa njëkohësisht mbështet publikisht akuza të rënda dhe politike kundër tyre.

Ai shton se me këtë veprim, konsulli Gashi ka shkelur rëndë etikën diplomatike, ka minuar dinjitetin e shërbimit të jashtëm dhe ka dëmtuar interesin shtetëror të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Shkarkimi i tij i menjëhershëm është minimumi absolut. Çdo përpjekje për ta mbrojtur, relativizuar apo heshtur këtë skandal do ta ekspozojë Ministrinë e Punëve të Jashtme si bashkëpërgjegjëse në këtë degradim institucional dhe logjikë hakmarrëse politike”, thekson Krasniqi.
Në fund të reagimit, ai nënvizon se Kosova nuk mund të përfaqësohet nga njerëz që përdorin stemën e shtetit për të goditur themeluesit e tij, duke shtuar se diplomacia nuk është rrjet social dhe shteti nuk është lodër personale.

Reagimi i plotë:

Veprimi i konsullit të Kosovës në Frankfurt, Gëzim Gashi, i cili ka “pëlqyer” një shkrim ku ish-presidenti Hashim Thaçi akuzohet për “vrasje”, është një akt i turpshëm, i papërgjegjshëm dhe thellësisht armiqësor ndaj shtetit të Kosovës.
Ky nuk është lapsus, nuk është mendim personal dhe nuk është “keqkuptim” — është një pozicionim i vetëdijshëm politik, i bërë nga një njeri që paguhet nga taksat e qytetarëve për të përfaqësuar Republikën e Kosovës jashtë vendit. Një diplomat që legjitimon publikisht akuza monstruoze dhe narrativa linçuese ndaj Hashim Thaçit, shpallësit të pavarësisë dhe njërit prej shtetformuesve kryesorë të Republikës së Kosovës, nuk ka asnjë legjitimitet moral të mbajë çfarëdo funksioni shtetëror.

Ironia dhe hipokrizia janë të plota: Gëzim Gashi sot gëzon pagë, status diplomatik dhe privilegje shtetërore nga po ai shtet që u ndërtua mbi themelet e vendosura nga Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij, ndërsa njëkohësisht “pëlqen” akuza të rënda dhe politike kundër tyre.

Me këtë veprim, Gashi ka treguar qartë se nuk përfaqëson shtetin e Kosovës, por agjenda të ngushta politike dhe qëndrime personale përçarëse. Ai ka shkelur rëndë etikën diplomatike, ka minuar dinjitetin e shërbimit të jashtëm dhe ka dëmtuar drejtpërdrejt interesin shtetëror të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Prandaj, shkarkimi i tij i menjëhershëm është minimumi absolut.
Çdo përpjekje për ta mbrojtur, relativizuar apo heshtur këtë skandal do ta ekspozojë Ministrinë e Punëve të Jashtme si bashkëpërgjegjëse në këtë degradim institucional dhe logjikë hakmarrëse politike.
Kosova nuk mund të përfaqësohet nga njerëz që përdorin stemën e shtetit për të goditur themeluesit e tij, për të përhapur akuza të rënda, të paverifikuara dhe politikisht të motivuara.
Diplomacia nuk është Facebook. Dhe shteti nuk është lodër personale.

Adhurim Krasniqi
Nënkryetar
Partia Demokratike e Kosovës në Zvicër

Të ngjashme

Të fundit