Kryetari i AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj ka thënë se Aleanca mbetet adresa e duhur për ish-ushtarët e UÇK-së.
Kështu ka deklaruar Blakaj pas aderimit të 30 ish-ushtarëve të UÇK-së në AAK.
“AAK-ja mbetet adresa e duhur për ish-ushtarët e UÇK-së. Ky fakt u dëshmua edhe sot, ku në Istog, në prani të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, zyrtarit të lartë të AAK-së, Ahmet Isufi dhe deputetit Bekë Berisha, aderuan mbi 30 ish-ushtarë të Brigadës “Mergimi””, ka shkruar Blakaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka thënë se ky besim i madh na obligon të angazhohemi edhe më shumë në mbrojtjen e vlerave të luftës.
“Besimi i vazhdueshëm i ish- ushtarëve të UÇK-së në AAK, na obligon që edhe më shumë që t’i mbrojmë vlerat e luftës çlirimtare dhe t’i nderojmë dëshmorët e kombit shqiptar”, është shpehur Blakaj.