Presidenti i Federatës së Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka vizituar në Turqi dy futbollistët e Kombëtares që luajnë në kampionatin austriak dhe rus.
Ai ka thënë se Bernard Berishës me FC Akhmat Grozny dhe Valon Berishës me FC Lask u ka dëshirovuar suksese në kampionatet e tyre në Rusi, respektivisht në Austri.
“Me dy Berishët e Kosovës 🇽🇰 Gjatë qëndrimit në Turqi, vizitova mesfushorët e Kombëtares së Kosovës, të cilët po e zhvillojnë fazën përgatitore me klubet e tyre në Antalya. Bernard Berishës me FC Akhmat Grozny dhe Valon Berishës me FC Lask u dëshirova suksese në kampionatet e tyre në Rusi, respektivisht në Austri. #BashkëPërFutbollin”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Gjatë qëndrimit në Turqi, Ademi ka vizituar edhe disa klube të Kosovës të cilat po përgatiten për vazhdimin e kampionatit.