0.9 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Ademi viziton klubet që po i zhvillojnë përgatitjet në Antalia të Turqisë

- Advertisement -

Klubet futbollistike të Kosovës, edhe këtë janar, si thuajse çdo vjet, kanë dërguar skuadrat në Turqi, që të bëhen gati për sezonin pranveror.

Ato i ka vizituar edhe i pari i FFK-së Agim Ademi, i cili nga afër po i përcjellë se si po shkojnë punët rreth përgatitjeve.

Ademi ishte te hoteli ku po qëndron kampioni i Kosovës, FC Ballkani.

Ai u njoftua nga trajneri Orges Shehu, drejtori sportiv, Omer Bunjaku, rreth përgatitjeve.

Në anën tjetër, kryetari i Federatës së Futbollit, inkurajoi kampionin në fuqi për të vazhduar punën e madhe që klubi po e bënë, duke i dhënë shumë futbollit shtetëror.

Edhe skuadra tjetër nga ky qytet, FC Suhareka, e ka pritur në takim Agim Ademin.

Po në këtë takim ishin të pranishëm edhe nga klubet si: Fc Malisheva, SC Gjilani dhe klubi nga diaspora, FC Kosova Dusseldorf e.V.

Ademi aty pjesëmarrësve iu tha fjalë inkurajuese duke ofruar edhe mbështetjen ndaj tyre.

Ai i vizitoi edhe klubet e tjera si ajo e Dritës së Gjilanit.

Presidenti Ademi, u zotua që do t’i shoh mundësitë për një ndërrim të tapetit të stadiumit ndihmës aty ku dy klubet e qyteti dhe të gjitha shkollat e regjionit të Gjilanit zhvillojnë ndeshjet dhe për shkak të ngarkesës së madhe në atë fushë, tapeti është amortizuar shumë.

Ndër të tjera, ai bëri vizita edhe tek ekipi i Ferizajt dhe Dukagjinit, për t’u njoftuar për punën e përgatitjet që po bëhet atje, njofton Klankosova.tv

Këto skuadra përgatitjet e tyre për stinorin pranveror po i zhvillojnë në Antalia të Turqisë./ Klankosova.tv

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit