18.1 C
New York
Tuesday, June 10, 2025

Buy now

Ademi uron Kosovën: Dy fitoret na japin besim të madh për vazhdimin e rrugëtimit tonë drejt kualifikimeve të Botërorit 2026!

- Advertisement -

Pas fitores bindëse të Kosovës ndaj Komoreve. ka reaguar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka uruar Kombëtaren për suksesin dhe ka shprehur besimin e tij në përgatitjet për sfidat që e presin ekipin në muajin shtator.

Kosova ka shënuar një tjetër fitore bindëse në ndeshjet miqësore të qershorit, duke e mposhtur Komoret me rezultat 4-2 të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Urime fitorja e radhës Kosovë! Grumbullimin e qershorit po e mbyllim me krenari dhe entuziazëm, pas dy fitoreve të rëndësishme që na japin besim të madh për vazhdimin e rrugëtimit tonë drejt kualifikimeve të Botërorit 2026!”, ka shkruar Ademi Facebook.

Ai ka përgëzuar lojtarët për shpirtin luftarak dhe për paraqitjen e shkëlqyeshme, duke veçuar Albion Rrahmanin, autorin e një tregolëshi dhe Fisnik Asllanin, i cili realizoi golin e tij të parë me fanellën dardane.

Ademi gjithashtu falënderoi stafin teknik për përgatitjen profesionale të ekipit dhe tifozët për përkrahjen e vazhdueshme.

“Shtatori na pret me sfida të reja. Le të vazhdojmë ta mbështesim këtë ekip dhe të besojmë në sukseset e radhës. Forca Dardanë!”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit