Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar Dritën për fitoren e parë të “play-off”-it të Ligës së Konferencës ndaj kampionit të Luksemburgut, Differdange 03.
“Përgëzoj futbollistët për shpirtin luftarak dhe angazhimin gjatë gjithë ndeshjes, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët ‘Intelektualët’. Tani mbeten për t’u menaxhuar me kujdes 90 minutat e ndeshjes së kthimit në Luksemburg, për të regjistruar suksesin më të madh në historinë e FC Drita, e njëherësh për të shënuar një tjetër arritje të futbollit kosovar në garat evropiane”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Postimi i plotë:
Urime fitorja FC Drita! 🎉
FC Drita është vetëm një hap larg arritjes historike në arenën evropiane. Kampionët tanë shënuan fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës, ndaj kampionit të Luksemburgut, Differdange 03, me rezultat 2:1.
Albert Dabiqaj, në minutën e 30-të dhe Besnik Krasniqi, në minutën e 80-të nga penalltia, realizuan golat e fitores së madhe dhe premtuese për kualifikim në fazën e grupeve.
Përgëzoj futbollistët për shpirtin luftarak dhe angazhimin gjatë gjithë ndeshjes, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët “Intelektualët”.
Tani mbeten për t’u menaxhuar me kujdes 90 minutat e ndeshjes së kthimit në Luksemburg, për të regjistruar suksesin më të madh në historinë e FC Drita, e njëherësh për të shënuar një tjetër arritje të futbollit kosovar në garat evropiane.
Ju priftë e mbara dhe suksese në ndeshjen e kthimit! 🇽🇰⚽