Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Kosovës në futsall dhe stafin teknik për fitoren thellë dhe paraqitjen mbresëlënëse në ndeshjen hapëse të parakualifikimeve për Botërorin 2028 kundër Gjibraltarit (11:0).
“Ky fillim i fuqishëm dëshmon përkushtimin, cilësinë dhe ambicien e Dardanëve tanë për të arritur objektivat e këtij cikli kualifikues. Suksese në ndeshjet e radhës kundër Austrisë dhe Malit të Zi. Uroj të vazhdoni me të njëjtin ritëm!”, është thënë në urimin e Ademi.
Urimi i plotë:
Urime fitorja për Dardanët e futsallit 🎉
Përgëzoj djemtë e Kombëtares së Kosovës në futsall dhe stafin teknik për fitoren thellë dhe paraqitjen mbresëlënëse në ndeshjen hapëse të parakualifikimeve për Botërorin 2028 kundër Gjibraltarit (11:0)👏🇽🇰
Ky fillim i fuqishëm dëshmon përkushtimin, cilësinë dhe ambicien e Dardanëve tanë për të arritur objektivat e këtij cikli kualifikues.
Suksese në ndeshjet e radhës kundër Austrisë dhe Malit të Zi. Uroj të vazhdoni me të njëjtin ritëm! 💛💙
Forca Kosovë!






