23.6 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Ademi takon prindërit e Yll Gashit dhe Zhegrovës: Bashkë për Kosovën

- Advertisement -

Presidenti Agim Ademi ka njoftuar se sot është takuar me Hashim Gashin, babanë e Yll Gashit (talentit premtues të Bayern Munich) dhe Lulzim Zhegrovën, babanë e yllit tonë të njohur, Edon Zhegrova, raporton Scanner

“Ishte ky një takim i ngrohtë, ku përveç respektit të ndërsjellë, na bashkoi edhe dashuria për futbollin dhe Kosovën”, ka shkruar Ademi.

Postimi i plotë:

Sot në Prishtinë pata kënaqësinë të jem në drekë të përbashkët me Hashim Gashin, babanë e Yll Gashit (talentit premtues të Bayern Munich) dhe Lulzim Zhegrovën, babanë e yllit tonë të njohur, Edon Zhegrova.

Ishte ky një takim i ngrohtë, ku përveç respektit të ndërsjellë, na bashkoi edhe dashuria për futbollin dhe Kosovën.

Sot i pata në tavolinë prindërit e tyre, por shpresoj dhe besoj që shumë shpejt do t’i kemi së bashku edhe dy futbollistët në fushën e gjelbër me fanellën e Kombëtares së Kosovës.

#BashkëPërKosovën ⚽️🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit