Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në Budapesë të Hungarisë ku sot do të jetë mysafirë i UEFA-s në kuadër të ndeshes finale të Ligës së Evropës mes Romës e Sevillas.
Ademi gjatë kësaj vizite ka takuar edhe presidentin e Fedeatës së Futbolit të Rumanisë, Razvan Burleanu me të cilin ka folur për ndeshjen e qershorit ndërmjet Kosovës e Rumanisë që zhvillohet në Prishtinës, derisa e ka siguruar se situata është shumë e qetë dhe siguria do të jetë në nivel.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Këto ditë në mediet e Rumanisë kanë qarkulluar disa lajme që flisnin për shqetësimin e presidentit të Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu, lidhur me sigurinë e tifozëve rumunë për ndeshjen e 16 qershorit kundër Kosovës në Prishtinë, e të cilat shqetësime lidheshin me situatën e fundit në veri të vendit tonë.
Në kuadër të takimeve në UEFA, sot zhvillova një bashkëbisedim me presidentin Burleanu dhe e sigurova se gjendja në Prishtinë është në rregull dhe nuk ka asnjë lidhje me pasigurinë.
Ne si federatë, bashkë me institucionet shtetërore, do të marrim masat e nevojshme për të siguruar që ekspedita e Kombëtares së Rumanisë dhe tifozët e tyre të ndihen të sigurt gjatë qëndrimit në Kosovë, ashtu siç kujdesemi për çdo ekip tjetër.
Kosova, në këtë drejtim, e ka dëshmuar organizimin dhe mikpritjen e jashtëzakonshme për të gjitha ekipet dhe tifozërit e tyre.
I shpreha presidentit Razvan Burleanu mirëseardhje në Kosovë dhe i premtova se do ta kenë pritjen dhe sigurinë sipas të gjitha rregullave dhe protokolleve të UEFA-së.
Ndeshja Kosovë – Rumani do të jetë një përballje futbolli dhe asgjë më shumë, ku do të luhet ‘fair-play’ dhe në fund do të fitojë më i miri.