Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka pritur sot në zyrat e FFK ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin bisedoi rreth futbollit, raporton Scanner.
“Diskutuam për ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, që zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, si dhe për angazhimin e talenteve kosovarë në klubet e futbollit në Suedi”, ka shkruar Ademi.
Postimi i plotë:
🇽🇰🤝🇸🇪 Me mikun tim, ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin gjithmonë është kënaqësi të bisedoj rreth futbollit.
Diskutuam për ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, që zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, si dhe për angazhimin e talenteve kosovarë në klubet e futbollit në Suedi.
Bashkëpunimi ynë i deritanishëm ka sjellë shumë projekte të përbashkëta të suksesshme në fushën e sportit, andaj jemi të përkushtuar që ky rrugëtim të vazhdojë edhe në të ardhmen!
#BashkëPërFutbollin ⚽️🇽🇰