Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it nga kontingjenti italian, Fabio Schiavone, Angela Scuccuglia dhe Guido Di Matteo.
Ademi ka shkruar në Facebook se me mysafirët kanë diskutuar për projektet që kemi nisur së bashku, përfshirë punën e bërë në Kampin e Batllavës.
Bashkëpunim i frytshëm me KFOR-in italian 🇽🇰🤝🇮🇹
Sot në selinë e FFK-së prita përfaqësuesit e KFOR-it nga kontingjenti italian, Fabio Schiavone, Angela Scuccuglia dhe Guido Di Matteo, të cilët gjithmonë janë të gatshëm për të mbështetur punën tonë.
Diskutuam për projektet që kemi nisur së bashku, përfshirë punën e bërë në Kampin e Batllavës.
Ndërkaq, tani fokusi ishte rreth bartjes dhe vendosjes së kontejnerëve nga kazerma e FSK-së “Adem Jashari” në kampin e futbollit në Bërrnicë, të cilët komandanti i FSK-së, Gjenerali Bashkim Jashari, ka vendosur t’i dhurojë për FFK-në në shërbim të gjeneratave të reja.
Falënderova përfaqësuesit e KFOR-it italian për bashkëpunimin e vazhdueshëm me FFK-në dhe për mbështetjen që e japin përmes trupave ushtarake dhe mjeteve të tyre teknike për t’u krijuar kushte më të favorshme rinisë dhe komunitetit në përgjithësi për zhvillimin e futbollit.
#MeFutbollinPërKosovën






