14.2 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Ademi: Stadiumi “Fadil Vokrri” në gjendje të shkëlqyeshme

- Advertisement -

Presidenti Agim Ademi ka thënë sot se fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” është në gjendje të shkëlqyeshme, falë përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të ekipit të mirëmbajtjes

“Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” është në gjendje të shkëlqyeshme, falë përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të ekipit të mirëmbajtjes”, ka shkruar numri një i FFK, Agim Ademi, transmeton Scanner.

Sipas tij, çdo detaj po trajtohet me kujdes, me qëllim që të sigurohet një sipërfaqe loje në standarde të larta, e gatshme për ndeshje të rëndësishme.

“Kjo fushë do të jetë nikoqire e finales së Kupës së Kosovës për meshkuj dhe femra, që do të zhvillohen në prag të ndeshjeve miqësore të Kombëtares A në muajin qershor.

Përgatitjet janë drejt përfundimit, me qëllim që çdo aktivitet të zhvillohet në kushte ideale dhe atmosferë dinjitoze për futbollin kosovar”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit