8.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Ademi priti sot Komisionin nga Kuvendi i Kosovës, diskutohet Ligji i Sponsorizimit

- Advertisement -

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE-së dhe Taulant Hodajn, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha e Vlora Dumoshi si dhe Leart Hoxhën, ekspert nga organizata Demokraci Plus.

Qëllimi i vizitës së grupit punues të këtij komisioni në krye me Eliza Hoxhën, ishte në kuadër të aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Sponsorizimit dhe për të marrë informacionet e nevojshme lidhur me nivelin e zbatimit të tij.

Ademi e vlerësoj vizitën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të ciltë i njoftoi me situtatën në FFK dhe me çështjen e zbatimit të Ligjit të Sponsorizimit, përkatësisht lëshimin e vërtetimeve të sponsorizimit për klubet dhe organizatat sportive.

I pari i FFK-së e cilësoi këtë ligj si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe në veçanti futbollit në vendin tonë, por theksoi se ky ligj duhet të interpretohet drejt dhe të zbatohet në të mirë të sportit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit