-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Ademi priti delegacionin e Policisë së Kosovës, flasin rreth sigurisë në ndeshjet e futbollit

- Advertisement -

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij delegacionin e Policisë së Kosovës, në përbërje nënkolonel Basri Shabanin, drejtor rajonal në Prishtinë, major Bekim Bislimin shef i sektorit të Operatives Rajonale në Prishtinë, major Visar Goxhufin, shef i Njësisë per Planifikim dhe Vlerësim Operacional në Prishtinë dhe kapiten Bashkim Bytyqin, komandant i Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështjen e sigurisë dhe për sigurimin e ndeshjeve të futbollit, e në veçanti për ato që janë me rëndësi të madhe dhe me interesim të madh të publikut siç është ndeshja kundër Zvicrës, që do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, por edhe ndeshjet e të gjitha ligave në nivel vendi. Presidenti Ademi falënderoi zyrtarët e lartë policorë për gatishmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj futbollit dhe për përkrahjen e zhvillimit të ndeshjeve në siguri maksimale dhe pa incidente. Ai po ashtu i shprehu mirënjohje të madhe institucionit të Policisë së Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë me FFK-në në mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit.

 

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit