Ademi pas fitores ndaj Gjibraltarit: Urime Dardaneve tona!

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar Kombetarën e Kosovës për femra pas fitores bindëse ndaj Gjibraltarit me rezultat 6:0.

Urimi i plotë:

Urime Dardaneve tona! 🇽🇰👏

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë ciklin kualifikues në Ligën C për Kupën e Botës 2027, duke dëshmuar seriozitet, përkushtim dhe cilësi në fushë.

Fitorja bindëse ndaj Gjibraltarit (6:0) në stadiumin “Fadil Vokrri” është rezultat i punës së vazhdueshme dhe besimit për sukses.

Përgëzime lojtareve dhe stafit teknik për paraqitjen! Kjo fitore le të jetë motiv shtesë për sfidën e radhës kundër Kroacisë.

Vazhdojmë tutje me përkushtim, unitet dhe besim.

Forca Kosovë! 🇽🇰⚽

Të ngjashme

Të fundit