Presidenti i FFK-së, Agim Ademi së bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini bëjnë përurimin e fushës së të futbollit: Ky impiant i ri është pjesë e projektit “Çdo 45 ditë një fushë”
Postimi i plotë:
Sot në Gjakovë, së bashku me kryetarin e Komunës, z. Ardian Gjini, kryetarin e LRF të Gjakovës, z. Agim Nura, futbollistë, trajnerë dhe përfaqësues të komunitetit sportiv, bëmë inaugurimin zyrtar të fushës së re të futbollit, një tjetër hap konkret drejt zhvillimit të infrastrukturës futbollistike në vend.
Ky impiant i ri është pjesë e projektit “Çdo 45 ditë një fushë”, që synon ndërtimin dhe funksionalizimin e hapësirave cilësore për të rinjtë dhe komunitetet lokale në të gjitha qytetet e Kosovës.
Përmes këtij projekti, Gjakova tashmë bëhet pjesë e hartës së fushave të reja që po ndërtohen me standarde bashkëkohore, të mundësuara nga programi HatTrick i UEFA-s.
Ky investim është dëshmi e qartë se angazhimi për zhvillimin e futbollit nuk ndalet. Investimi në gjeneratat e reja dhe në sportin e bazës është investim për një të ardhme të ndritur.