25.3 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Ademi i pikëlluar për vdekjen e Beckenbauer: Një emër që ka shkruar histori

- Advertisement -

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e ish-futbollistit Franz Beckenbauer, raporton Scanner.

Ai e ka quajtur të trishtë lajmin për ndarjen nga jeta të një prej figurave më ikonike të futbollit, Franz Beckenbauer.

“I njohur si “Der Kaiser”, Franz Beckenbauer ishte një emër që ka shkruar histori dhe ka lënë një trashëgimi të madhe për brezat”, shkruan Ademi, transmeton Scanner.

Postimi i plotê:

I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të një prej figurave më ikonike të futbollit, Franz Beckenbauer.

I njohur si “Der Kaiser”, Franz Beckenbauer ishte një emër që ka shkruar histori dhe ka lënë një trashëgimi të madhe për brezat.

Beckenbauer fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë Perëndimore si kapiten më 1974 e më pas si trajner më 1990. Ai ishte legjendë e klubit gjerman, Bayern Munich, me të cilin fitoi shumë trofe.

“Der Kaiser” për të gjithë ne nuk ishte thjesht një futbollist, ishte një lider, një frymëzim dhe një simbol i pavdekshëm i futbollit.

Le ta kujtojmë dhe ta nderojmë legjendën Franz Beckenbauer për kontributin e tij të pakrahasueshëm në sportin që ne të gjithë e duam dhe e adhurojmë.

RIP🙏

Lamtumirë, legjendë! 🙏

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=898802252245460&id=100063470804234&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

Të fundit