Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka ndarë sot Kupën e Kampionit skuaxdrës së Fushë Kosovës e cila siguroi inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar.
Ademi ka përgëzuar skuadrën duke i siguruar sukses në elitë me shpresë se do të jetë rival shumë i madh edhe në Superligë.
Postimi i Agim Ademit:
Sot, së bashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Ismajl Ajeti, njëherësh kryetar i LRF të Prishtinës, kemi ndarë medaljet dhe trofeun e kampionit të Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi B për FC Fushë Kosova.
Në një atmosferë madhështore të krijuar nga tifozët “Pampurat”, Fushë Kosova festoi titullin e kampionit dhe inkuadrimin në Albi Mall Superligë.
Me këtë rast përgëzoj futbollistët, trajnerët, drejtuesit e klubit dhe të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës për rikthimin e skuadrës së tyre të zemrës në elitën e futbollit tonë.
Shpresoj që kjo skuadër me organizim të mirëfilltë do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të nivelit të Superligës.
Urime dhe ju priftë e mbara!