Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se është i lumtur që sot ka pritur Presidentin e FIFA-s, mikun e futbollit dhe shtetit tonë, Gianni Infantino, i cili u dekorua me “Medaljen e Nderit” nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas të parit të futbollit tonë, vizita e Infantinos nuk ishte thjeshtë protokollare, por sipas Ademit, plot emocion e simbolikë, sepse Kosova dhe futbolli ynë janë thellësisht të lidhur me udhëheqjen e tij.
Postimi i Ademit:
Sot patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim në Kosovë, Presidentin e FIFA-s, mikun e futbollit dhe shtetit tonë, Gianni Infantino, i cili u dekorua me “Medaljen e Nderit” nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo vizitë nuk ishte thjeshtë protokollare, por plot emocion e simbolikë, sepse Kosova dhe futbolli ynë janë thellësisht të lidhur me udhëheqjen e tij.
Në Kongresin e parë të tij si President i FIFA-s, më 13 maj 2016, Kosova u pranua në familjen botërore të futbollit, andaj sot kur e mirëpritëm sërish në tokën dardane, kishim ndjenjën e krenarisë për atë çfarë kemi arritur, por edhe shprehëm mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme të FIFA-s në ngritjen e futbollit tonë.
Presidenti Infantino e quajti Kosovën si shtëpinë e tij dhe na inkurajoi të investojmë në rininë dhe sportin tonë.
Jemi të lumtur që Kosova dhe futbolli i saj ka fituar miq të tillë si Infantino.
Mirupafshim President! Kosova do të jetë gjithmonë shtëpia juaj!