21 C
New York
Thursday, October 2, 2025

Buy now

Ademi: FFK investon infrastrukturë: Stadiumi në Kampin Nacional do të jetë modern

- Advertisement -

 

Një nga temat e diskutimit në podcast-in e FFK-së ishte edhe zhvillimi i infrastrukturës futbollistike në Kosovë. Agim Ademi shpjegoi projektin e tij që synon të krijojë fusha moderne dhe të certifikuara në të gjithë vendin.

“Çdo 45 ditë bëhet nga një fushë në Kosovë, fushë stërvitore me bari sintetik. Kush e financon? Federata e Futbollit komplet. Tani kohën e fundit për këto fusha kemi bërë marrëveshje me komunat.

Cila është marrëveshja? Memorandum bashkëpunimi. Realisht komuna e bën pjesën bazike tokën edhe pjesën infrastrukturore që është e ndërtimit të vrazhdë që e quajmë kanalizime, rrymë, ujë, rrafshime, të gjitha këto, derisa federata e bën pjesën futbollistive,  me zhveshtore, me fushë me të gjitha me fushë. Këto fusha duhet të kenë mirëmbajtje sepse janë të kualitetit më të mirë të mundshëm, janë me çertifikat FIFA Pro. Kur i dëgjoj nga dikush nëpër nëpër emisione jo janë kancerogjene, jo janë të kësaj pjese, jo të asaj pjese, jo më të dobëta, është për t’u habitur. Nëse e ka çertifikatën FIFA Pro, nuk ka fushë e cila është e dobët ose e cila është e dëmshme për futbollin. Nuk e lejon vetë FIFA me e bë diçka të tillë”, tha Ademi.

Ai e ka pranuar se Kampi Nacional në Hajvali projekti i tij më i madh deri më tani. “Kampi është i nivelit më të lartë organizativ. I ka të gjitha çka i duhen një kampi që mund të them lirisht këtu pa modesti.

Është qendra SPA, qendra e rigjenerimit që është njëshi mund të them, pasi është komplet nën tribunën e perëndimit, duke përfshirë edhe hotelin i cila e ka edhe pjesën e vetë të SPA-s, domethënë bashkarisht që lidhet me gjithë këtë pjesën tjetër. Është hoteli i cili është i kategorisë me pesë yje, dhe stadiumi qendror që do të bëhet me 16.800 vende, pastaj i ka dy fusha dhe projekti përfundon me një sallë të sporteve ose me një stadion i cili do t’i shërbejë futsallit për të bërë ndeshjet e tyre dhe sigurisht brenda asaj salle do të jetë edhe një stadium stërvitor i mbuluar për ekipe kombëtare  kur është koha e ftohtë dhe sigurisht që kjo e bën federatën e futbollit jo edhe më të pasur, por më atraktiven në regjion”, ka theksuar Ademi.

Ai tutje foli edhe për kampin e KEK-ut, ku janë ndërtuar dy terrene dhe janë ndërtuar zhveshtoret dhe tribunat dhe që do të shërbejë për kategoritë e reja, si dhe për Kampin karantinor në Batllavë, dhe për atë në Leposaviq.

Të ngjashme

Të fundit