Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon angazhimin e saj në krijimin e kushteve sa më të mira për klube dhe futbollistë në zhvillimin dhe ngritjen e futbolli tonë.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një postim në Facebook ka shkruar që është kënaqësi kur në çdo cep të Kosovës, çdo 45 ditë po rregulloet një fushë stërvitore.
“Është kënaqësi kur çdo 45 ditë rregullohet një fushë stërvitore në çdo cep të Kosovës, e sidomos kur bëhet afër stadiumeve ekzistuese, me ç’rast po ruhen fushat e lojës me bari natyral.
Ky është edhe qëllimi ynë që në çdo pjesë të Kosovës të ketë kushte për ta zhvilluar futbollin.
FFK+Komunat+UEFA+FIFA👏💪⚽️🇽🇰
I gëzofshi të dashur futbollistë dhe të nderuar udhëheqës të klubeve.
Ndërkohë, më 20 gusht fillojmë me ndërtimin e fushës së radhës. 🔜
Vazhdojmë me Krenari dhe Përgjegjësi!”, ka shkruar Ademi.