8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ademi e uron Rrahmanin për titullin kampion në Itali

- Advertisement -

Të enjten mbrëma është shkruar histori për Napolin, por edhe për Kombëtaren e Kosovës në futboll. Skuadra e Napolit ka fituar titullin e kampionit të Serie A, pas plot 33 vjetësh. Kontribut të rëndësishëm në këtë sukses të jashtëzakonshëm ka dhënë kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

E këtë të fundit për suksesin e arritur e ka përgëzuar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

“Urimet më të sinqerta për titullin e kampionit në #SerieA, kapiten Amir Rrahmani. Ju e keni udhëhequr ekipin tuaj S.S.C. Napoli, në një sezon të jashtëzakonshëm. Suksesi juaj është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së palodhshme që keni bërë ndër vite. Në emër të komunitetit të futbollit në Kosovë, ju përgëzoj për këtë sukses dhe ju falënderoj për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në ekipin tonë kombëtar. Kam shpresa të mëdha se suksesin e radhës do ta festojmë së bashku në fanellën dardane. Krenohemi me arritjet tuaja dhe ju dëshirojmë edhe shumë trofe tjerë në karrierë. Shihemi së shpejti për dy ndeshjet e rëndësishme të qershorit kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë me fitore. #MeKosovënNëEvropian”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në Instagram.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit