Home Ballina Ademi e Ujkani vizitojnë Kampin Nacional në Hajvali, një projekt i madh që është në finalizim e sipër

Ademi e Ujkani vizitojnë Kampin Nacional në Hajvali, një projekt i madh që është në finalizim e sipër

0
Ademi e Ujkani vizitojnë Kampin Nacional në Hajvali, një projekt i madh që është në finalizim e sipër

Portieri i Kombëtares së Kosovës Samir Ujkani, e la futbollin aktiv, duke e mbyllur karrierën e tij në moshën 35-vjeçare.

Gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi në rrjete sociale, Ujkani njoftoi lidhur me vendimin që kishte marrë, e po ashtu shprehu emocionet dhe përjetimet e tij gjatë gjithë karrierës, duke falënderuar klubet në të cilat ka luajtur dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi sot priti në zyrën e tij Ujkanin dhe e falënderoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fanellën dardane dhe njëkohësisht për ta mirëpritur në postin e ri si zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës.

I pari i FFK-së i uroj shumë suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritashëm.

Tutje, Ademi kërkoi nga ish-portieri i Kosovës angazhim dhe përkushtim maksimal edhe në postin e ri.

“Pasi vendosëm zyrtarisht që të vazhdojmë rrugëtimin së bashku, vizituam Kampin Nacional në Hajvali, një projekt i madh që është në finalizim e sipër”, shkruan Ademi, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Sot, me një ndjesi të thellë falënderimi dhe respekti, mirëprita në Federatën e Futbollit të Kosovës, @samirujkani , ish-kapitenin e Kombëtares së Kosovës.

Një ditë pasi që e mbylli një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij si futbollist, ne e presim krahëhapur në rolin e zëvendësdrejtorit të Kombëtares.

Falënderoj Samirin në emrin tim dhe të të gjithë komunitetit të futbollit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fanellën dardane. Karriera e tij e lavdishme dhe përvoja e pasur në fushën e futbollit janë një pasuri e rrallë dhe e çmuar për ne.

Nga sot, Samiri do të shkojë më tej në rrugën e tij në futboll. Ai do të ndihmojë në ndërtimin e një tjetër suksesi, por kësaj radhe jashtë fushës së gjelbër. Do të jetë në detyrën e zëvendësdrejtorit të Kombëtares, dhe kjo është një përzgjedhje e duhur për të dhe për ne.

Pasi vendosëm zyrtarisht që të vazhdojmë rrugëtimin së bashku, vizituam Kampin Nacional në Hajvali, një projekt i madh që është në finalizim e sipër.

Ky kamp do të sjellë një ndryshim të dukshëm për kushtet e zhvillimit të aktiviteteve të ekipeve kombëtare dhe është një tjetër hap përpara në udhën tonë drejt suksesit.

Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të të gjithë tifozëve, uroj që ky bashkëpunim të sjellë shumë suksese dhe krenari për vendin tonë.

#BashkëPërFutbollin 🇽🇰⚽🙌/Scanner/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=855565826569103&id=100063470804234&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version