Presidenti i FFK, Agim Ademi, së bashku me përzgjedhësin Franco Foda, po qëndrojnë në Cyrih, ku nesër do të bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Botës 2026.
“Ky është një moment i rëndësishëm për ne dhe shpresoj që Kosova të ketë një short sa më të favorshëm, në mënyrë që të mund të jemi pjesë e këtij eventi madhështor”, ka shkruar Ademi, transporton Scanner.
Postimi i plotë:
Së bashku me përzgjedhësin Franco Foda, po qëndrojmë në Cyrih, ku nesër do të bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Botës 2026.
Ky është një moment i rëndësishëm për ne dhe shpresoj që Kosova të ketë një short sa më të favorshëm, në mënyrë që të mund të jemi pjesë e këtij eventi madhështor.
Motivi është i jashtëzakonshëm, pasi Kosova dëshiron të përfaqësohet në Botërorin e SHBA-së, një vend që e ka mbështetur fuqishëm shtetin tonë dhe që na ka ndihmuar të arrijmë deri këtu ku jemi sot.
Dje u mbajt edhe Kongresi i FIFA-s, ku morëm pjesë në formatin online. Iu gëzuam lajmit që Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Maroko, por që njëkohësisht për nder të 100-vjetorit të këtij eventi, tre ndeshje do të luhen në Uruguai, Paraguai dhe Argjentinë, duke nisur nga Uruguai, ku u mbajt Botërori i parë në vitin 1930.
Ndërkohë, në të njëjtin Kongres u vendos që Botërori 2034 do të zhvillohet në Arabinë Saudite, një tjetër vend mik i Kosovës.
Uroj që Kosova te jetë në këto kampionate dhe të paraqesim vlerat tona të futbollit, por edhe si shoqëri.
#BashkëPërFutbollin