Ademi: Diaspora, aseti i veçantë i Kosovës në rrugën drejt historisë

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka theksuar rolin e jashtëzakonshëm të diasporës në sukseset e futbollit kosovar, raporton Scanner.

Ai u shpreh se futbollistët e lindur dhe rritur jashtë vendit po e përfaqësojnë Kosovën me krenari, duke dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe lidhje të fortë me origjinën e tyre.

Sipas Ademit, forca e Kosovës shtrihet kudo, ndërsa bashkimi i lojtarëve në një ekip të vetëm po reflekton fuqinë dhe unitetin e kombit.
Në prag të përballjes në Bratisllavë, ai theksoi se “Dardanët” janë të bashkuar si një familje e madhe dhe vetëm dy hapa larg realizimit të një ëndrre të madhe historike.
“Dardanët janë një! Bashkë për sukses”, ka deklaruar Ademi.

Postimi i plotë:

Diaspora, aseti ynë i veçantë 🇽🇰

Forca e Kosovës është kudo!

Futbollistët që janë lindur e rritur larg atdheut sot përfaqësojnë me krenari Kosovën, duke dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe lidhje të fuqishme me origjinën e tyre.

Në Bratisllavë, të bashkuar si një familje e madhe, me një qëllim të përbashkët, ta shkruajmë historinë.

Dardanët janë një!

Dy hapa larg ëndrrës së madhe. Bashkë për sukses! 🔥⚽🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit