14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ademi dhuron një shtëpi për një familje nevojtare: Po e kryejmë këtë mision fisnik për vendin dhe popullin tonë

- Advertisement -

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka marrë pjesë të mërkurën mbrëma në ceremoninë e 13-vjetorit të themelimit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Ademi në Facebook ka njoftuar se ka dhuruar një shtëpi për një familje nevojtare në fundvit, shkruan Demokracia.com.

I pari i shtëpisë së futbollit të Kosovës tha se këtë mision po e kryen për vendin dhe popullin e Kosovës.

Ademi u shoqërua në këtë ceremoni nga kryetari i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halili Kastratin dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj të cilët i falënderoi.

POSTIMI I PLOTË:

Sonte kisha kënaqësinë të marrë pjesë në ceremoninë e 13-vjetorit të themelimit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Njëherësh u ndjeva jashtëzakonisht i lumtur që përmes kësaj shoqate e dhurova një shtëpi për familjet në nevojë, teksa familjes të cilës ia dorëzova çelësat e kësaj shtëpie i dëshirova jetë të lumtur, harmoni dhe begati.

Jam i nderuar që së bashku me shumë donatorë tjerë jemi pjesë e shoqatës “Jetimat Ballkanit” dhe së bashku nën udhëheqjen e Halil Kastrati po e kryejmë këtë mision fisnik për vendin dhe popullin tonë.

Kur ke mundësi të bësh vepra të tilla, ndjenja është e papërshkrueshme.

Shpresoj që në të ardhmen të kemi sa më shumë donatorë për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, pasi kësisoj kontribuojmë edhe në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

Po ashtu, falënderoj edhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj , i cili mundësoi që në këtë qytet të bëhet kjo mrekulli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit