Memorandumi ka për qëllim të koordinojë veprimet dhe të ndihmojë në realizimin e projekteve të rëndësishme për zhvillimin e sportit dhe infrastrukturës së tij në Kosovë. Një nga aspektet kryesore të këtij bashkëpunimi është donacioni i FSK-së për Kampin Nacional në Hajvali, i cili përfshin furnizimin me kontenjerë, shtylla për rrethojë, shtylla elektrike me reflektor dhe shtylla për vendosjen e flamujve.
Po ashtu, nëpërmjet këtij memorandumi, FSK-ja do t’i ofrojë mbështetje FFK-së në rregullimin e fushave ndihmëse në tërë territorin e Republikës së Kosovës me mjetet e saj inxhinierike, në përputhje me kapacitetet dhe mundësitë e saj.
Në anën tjetër, FFK-ja do të japë ekspertizën e saj për mirëmbajtjen dhe rregullimin e fushave me bari natyral në kazermat e FSK-së, do të mbështesë FSK-në për zhvillimin e aktiviteteve sportive në kampet dhe fushat të cilat janë nën menaxhimin e saj si dhe do të mbështesë pjesëmarrjen e ekipeve të FSK-së në aktivitetet sportive të organizuara nga vetë federata.
Ky Memorandum i Bashkëpunimit shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të thellë mes dy institucioneve, duke ndihmuar kësisoj në përmirësimin e infrastrukturës sportive, por njëherësh edhe duke ndihmuar aktivitetet sportive të ushtarëve të Kosovës.