5.6 C
New York
Saturday, December 6, 2025

Buy now

Adem Grabovci tërhiqet nga gara zgjedhore, por konfirmon mbështetje të plotë për Bedri Hamzën

- Advertisement -

 

Ish-deputeti dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat në listën zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e ardhshme, por ka theksuar se do të vazhdojë të mbetet mbështetës i fuqishëm i partisë dhe kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, shkruan Scanner.

Në një adresim publik, Grabovci tha se për të, PDK-ja është “shtëpia politike” në ndërtimin e së cilës ka vendosur themele të rëndësishme dhe ka kontribuar që të bëhet “kala e palëkundur”.

Ai shprehu mirënjohje për strukturat e partisë, aktivistët, mbështetësit dhe Degën e PDK-së në Pejë për propozimin e tij si kandidat, duke falënderuar veçanërisht Bedri Hamzën për respektin dhe konsideratën në këtë proces.

“Do jem mbështetës i fuqishëm i Bedri Hamzës për Kryeministër, i vizionit qeverisës të PDK-së dhe i listës kandiduese të partisë. Nuk do jem kandidat në zgjedhje, por do të rrugëtojmë së bashku drejt fitores”, theksoi Grabovci.

Ai shtoi se betejat politike duhet të jenë për Kosovën dhe jo për individët, duke rikujtuar se forcimi i PDK-së është në interes të vendit, sidomos në një moment të ndjeshëm politik për vendin.

“Kur PDK është e fortë, e tillë është edhe Kosova”, u shpreh Grabovci, duke apeluar për unitet dhe mobilizim të strukturave të partisë në prag të zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Të dashur struktura, e të nderuar aktivist/e e mbështetës të sinqertë të PartiseëDemokratike të Kosovës, dhe të gjithë Ju, që këto ditë u interesuat dhe shprehet gatishmërinë për të më përkrahur në zgjedhje.

Për mua, është nder i madh indentifikimi dhe gjithçka që lidhet me PDK-në, sepse është shtëpi që për ndërtimin e saj, kam vendosur themelet, e pastaj shumë gurë per tu bërë KALA e palëkundur, jo vetëm dje, por edhe sot e për mot.

Pra, FALEMINDERIT PDK,
Faleminderit Degës në Pejë për propozimin.
E posaçerisht Faleminderit Kryeministër i ardhshëm, Bedri Hamza, për respektin dhe konsideratën në ketë proces.

Mendoj, dhe angazhohem çdo ditë që shtepinë tonë politike ta shoh të forcuar dhe aty ku e ka vendin. Kjo duhet të jetë betej për secilin themelues dhe anëtar. Beteja e jonë është për Kosovën dhe jo për individin.
Pra, thënë më qartë:
DO JEM, mbështesë I fuqishëm I Bedri Hamzën për Kryeministër
DO JEM, mbështetës i vizionit qeverisës të PDK-së
DO JEM, mbështetës i listës kandiduese të PDK-së
NUK DO JEM, kandidat në listën zgjedhore të PDK, por fuqishëm do rrugëtojmë për FITORE se bashku.

Jam i bindur se, kur PDK është e fortë, e tillë është Kosova. E që, si asnjëherë me parë gjendet ne udhëkryq, po sikurse zhvillmet me Çlirimtarët tanë, të cilët në zemrat e mendjet e tyre, na duan te bashkuar e të fortë.

FORCA, i madh e i vogël
për Bedri Hamzën
per PDK – në
për Kosovën!

Të ngjashme

Të fundit