7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Adem Grabovci pas Marshit për Drejtësi: Dielli do të lind përsëri

- Advertisement -

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, ka reaguar pas Marshit për Drejtësi, i cili është mbajtur në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së ndaj të cilëve nesër do të nisë gjykimi në Hagë.

Ai ka thënë se procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të jetë i gjatë, por është shprehur i bindur se “dielli do të lind përsëri.

“Ky shesh, i cili sot priti qindra mijëra zemra që rrahin për liri dhe për 3 shkronja të arta, #UÇK. Është i njëjti vend, që në asnjë periudhë, nuk e duroj PADREJTËSINË. Dikur kishim nevojë, ishte mes jetës dhe lirisë, dhe ne zgjodhën të jemi të lirë. Sot, të kthehemi në këtë shesh për të jehuar përsëri zëri ynë, në thirrje për drejtësi, ishte emocionale dhe kthim në retrospektiv. Vetëm se dje, organizator i zërit të popullit, ishte udhëheqësi i studenteve fjalë pak, por gjithmonë në krye të vendit, i guximshëm e plotë trimëri, HASHIM THAÇI. Gjatë ecjes sot, i kujtoja fjalët e tij që “ky popull e fillojë me grushtin lartë, për të vazhduar me dy gishtërinj dhe do e përfundoj me një gisht”, dhe thash me vete, se gjitha përpjekjet e tij dhe shokëve tjerë, janë rezultat që ky shesh sot, të jetë i mbushur me fëmijë, gra, burra e pleq, si asnjëherë më parë, pas luftës. E di, do jetë rrugë e gjatë dhe sfiduese, por jemi të bindur se: DIELLI DO TË LIND PËRSËRI”, ka shkruar Grabovci në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit